AIM

Instituti Shqiptar i Matematikës  (Albanian Institute of Mathematics) është një institucion privat që orientohet nga Bordi Drejtues.  Misioni i institutit është të nxisë zhvillimin e matematikës në Shqipëri. Instituti përpiqet të ketë aktivitet në kërkimin shkencor matematik dhe në pedagogjinë e matematikës.  Instituti nuk ka organikë, buxhet, apo zyra, çdo aktivitet organizohet vullnetarisht nga anëtarët e Institutit. 

Çdo dy muaj Instituti nxjerr një buletin lajmesh (me email) i cili mund të jetë i vlefshëm për nxënës, studentë, dhe pedagogë. Në se preferoni të merrni buletinin e lajmeve me email mbushni këtë formular. 

Kërkimi shkencor


Janë disa grupe kërkimore që kanë aktivitet në fusha si: algebra, algebraic geometry, number theory, computational sciences, coding theory, cryptography, mathematics education, computational linguistics, etc.  Kushdo që është i interesuar në aktivitetin e anëtarëve të Institutit mund të kontaktojë secilin anëtar drejtpërsëdrejti.  Për më tepër informacion klikoni këtu


Pedagogjia e Matematikës


Albanian boy
Qëllimi ynë kryesor është të japim ndihmën tonë me programet mësimore në të gjitha nivelet e shkollës në Shqipëri. Ne kemi një strategji afatgjatë për të botuar gjithë tekstet shkollore që përdoren në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në Shqipëri. Për më tepër informacion klikoni këtu.

Konferenca 


Anëtarët e Institutit kanë organizuar konferenca të ndryshme në vende të ndryshme të botës. Disa prej tyre kanë qenue nue Shqipëri ose trevat shqiptare, si për shembull 
  • NATO ASI, Ohrid,  Macedonia (2014)
  • Nato ASI, Vlorë, Albania (2008)
  • Applications of Computer Algebra, ACA 2010, Vlorë, 2009. 
si edhe shumë sesione të Shoqatës Amerikane të Matematikës apo konferenca në institucionet e tyre përkatëse. Më shumue informacion mund të gjendet këtu


Projekti Galois 


Projekti Galois përfshin botimin e gjithë teksteve universitare në algjebër, teori numrash, gjeometri algjebrike, dhe fushave të tjera të afërta me to. 
Në se dikush është i interesuar të ndihmojë në këtë projekt, klikoni këtu. 

Botime 


The Institute publishes the only Albanian research journal in mathematics, the Albanian Journal of Mathematics.  The journal is in its XI year of publication and has published over 150 research articles.  It is indexed by MathSciNet and ZbMath. More information can be found by clicking in the logo.


Buletini i lajmeve 


Ne kemi një listë të gjatë matematikanësh shqiptarë, pedagogësh, nxënësish, mësuesish, studentësh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, apo vende të tjera. 
Ne informojmë anëtarët e kësaj liste mbi veprimtari matematike, konferenca, vende pune, botime matematike në gjuhuen Shqipe, si edhe numrat e rinj të 
Revistës Shqiptare të Matematikës. Në se doni të bëheni pjesë e kësaj liste mbushi formularin.  

Kërkohen autorë

Ne po kërkojmë autorë për një libër të gjeometrisë analitike për shkollat e mesme. Të interesuarit të dergojnë një CV tek shaska@oakland.edu