Projekti Galua

Evariste Galois
Projekti Galua përfshin një grup matematikanësh shqiptarë të cilët synojnë botimin e literaturës bazë të matematikës. Me synimin e vetëm për nxitjen e kërkimit shkencor dhe nxitjen e talenteve të reja në matematikë. Projekti Galua synon të krijojë kushtë të përshtatshme për zhvillimin e matematikës shqiptare nëpermjet kerkimit shkencor.

Në vitin 2008 ne nisëm një projekt për rinovimin e të gjithë teksteve të matematikës ne gjuhën shqipe. Kjo eshte jo vetëm diçka e nevojshme, por edhe shume e domosdoshme.  E meta më e madhe e teksteve të matematikës në gjuhën shqipe është  mungesa e thellësisë dhe e trajtimit te temave në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Per me teper, ne duam te trajtojme tema të cilat janë bashkëkohore dhe me rëndesi.

Ne si grup nuk interesohemi ne se tekstet tona do te perdoren apo jo ne shkollat dhe universitetet ne Shqiperi.  Qellimi yne i vetem eshte qe ne te krijojme tekste alternative per nxenesit dhe studentet me ambicje per te mesuar dicka serioze ne shkencat e matematikes.  

Kalkulus I, II, dhe III, Algjebra Lineare, Algjebra Abstrakte tashme perdoren nga nga shumë studentë shqiptarë jo vetën në universitetet në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoni, por edhe si referenca nga studentë shqiptarë në universitete të ndryshme të botës. 


Tekstet e mëposhtme janë përfunduar dhe të gatshme për studentet. 

  • Kalkulus I    
  • Kalkulus II
  • Kalkulus II
  • Algjebra Lineare 
  • Baza te argumentimit matematik
  • Algjebra Abstrakte
Kërkohen autorë për projektet e mëposhtme: 
  • Ekuacionet Diferenciale
  • Matematika Diskrete
  • Analiza Komplekse 


Ebooks:



Versionet falas te disa nga botimeve tona: