Çdo fëmijë ka talent për matematikë.

Rrethet e matematikës
Ne kemi si synim që të krijojmë në çdo qytet të Shqipërisë një grup pune për të punuar me nxënësit e talentuar të matematikës. Cdo grup do te ndahet ne dy nivele:
            • Pëllumbat (klasat 5-8)
            • Shqiponjat (klasat 9-12) 
Rrethet mblidhen çdo javë një ditë të caktuar nga ora 17:00-20:00. Programi akademik dhe literatura do të udhëhiqen nga Prof. Tanush Shaska . Në raste të veçanta ne do të pranojmë edhe nxënës më të vegjël në grupin e pëllumbave, apo nxënës nga klasat 5-8 në grupin e shqiponjave.

Rrethet e matematikës janë pa rrogë për mësuesit! Pa çertifikata e fletë lavdërimi për nxënësit. Matematikë shqeto!

Filozofia e këtyre rretheve do të ketë në themel të saj idenë se nxënësit duhet të prezantohen me konceptet themelore të matematikës sa më herët, se historia dhe zhvillimi i matematikës duhet të luajë një rol themelor në edukimin e talenteve të reja. Disa ilustrime të këtyre ideve janë dhënë në [1]

Për prindërit

Në se mendoni se fëmija juaj ka talent për matematikë, atëherë rrethet e matematikës janë mundësia më e mirë për ta. Aktiviteti vazhdon gjatë gjithë kohës. Ne do të plotësojmë mungesat e kurrikulumit me koncepte themelore për zhvillimin dhe progresin e fëmijës në matematikë. Për të krijuar një rreth matematike mjafton të gjeni një mësues të përkushtuar dhe 4-5 nxënës. Në doni të rregjistroni femijën tuaj klikoni ketu. Kerkohet nje email i prindit ose femijes, datelindja e sakte e femijes, klasa, si edhe emri i prindit qe do te jete si pike kontakti. Ju lutemi te jepni informacione te sakta. Ne synojme te ndjekim progresin e atyre femijeve qe do te vazhdojne me matematiken per shume vite. 

Për nxënësit

Sekreti i matematikës nuk është që të zgjidhim sa më shumë ushtrime rutine, por të mendojmë sa më thellë për problemet e thjeshta. Qëllimi i rretheve të matematikës është pikërisht t'ju prezantojë ju me koncepte në dukje elementare, por që janë themelore në matematikën e avancuar.  Për tu regjistruar dhe per me shume informacion klikoni ketu

Për drejtuesit e grupeve

Te gjithë ata mësues që janë të interesuar për të krijuar rrethin në qytetin e tyre të mbushin formularin e mëposhtëm.  Ndoshta në të ardhmen do të krijojmë grupe edhe për klasat 2-4. Drejtuesit e grupeve janë përgjegjësit e çdo grupi.  Risat vetëm jep ndihmë nga ana shkencore nëpërmjet literaturës dhe leksioneve.  Të gjitha rrethet që funksionojnë në ombrellën e Risat duhet të ndjekin programin shkencor të sygjeruar nga Prof. Shaska. Në qoftë se jeni një mësues dhe kërkoni më shumë informacion mbi krijimin e rrethit të matematikës në shkollën apo zonën tuaj, na kontaktoni në [email protected] Për të aplikuar që të nisni rrethin tuaj mbushni formën

Adresa për tu futur në sistem eshtë   http://mail.google.com/a/risat.org  duke përdorur username/password që ju është dërguar me email.


Grupet e ndryshme anembanë Shqipërisë dhe drejtuesit e tyre.


Pëllumbat (A)

  1. Burrel, Shpetim Dedja
  2. Elbasan, Teuta Radoniqi
  3. Kumanovë, Ilir Demiri
  4. Vlorë, T. Shaska






Programi për vitin 2018-2019


 Data       Tema
 18 Tetor 
 25 Tetor 
 1 Nentor 
 8 Nentor 
 15 Nentor 
 22 Nentor 
 29 Nentor 
 6 Dhjetor 
 13 Dhjetor 
 20 Dhjetor 

Shqiponjat (B)

  1. Durrës, Robert Kosova
  2. Fier, Xhevair Kajusha
  3. Lushnje, Eralda Mileti
  4. Elbasan, Diana Nasto
  5. Mitrovicë, Hidajete Sadiku-Ibrahimi
  6. Vlorë, Arsen Kokallaj
  7. Istog, Osman Osmanaj
  8. Tirane, Bletar Zeka

Programi për vitin 2018-2019


 Data       Tema
 18 Tetor 
 25 Tetor 
 1 Nentor 
 8 Nentor 
 15 Nentor 
 22 Nentor 
 29 Nentor 
 6 Dhjetor 
 13 Dhjetor 
 20 Dhjetor 

Disa udhëzime mbi funksionimin e rretheve

  • Çdo mësues apo individ tjetër që ka dëshirë të krijojë rreth në shkollën apo qytetin e vet mund ta bëjë këtë.
  • Mësuesi apo drejtuesi i rrethit do të marrë një email nga RISAT, që do ta përdorë për të pasur akses tek literatura e cila do të pregatitet çdo javë. 
  • Literatura do të dërgohet tek drejtuesit e rretheve  çdo javë, ose çdo 2-3 javë sipas temave
  • Temat që do të zgjidhen janë tema me të cilat është eksperimentuar më parë në këto nivele në rrethet e matematikës në universitete apo shkolla te ndryshme amerikane. Pritet nga mësuesit të punojnë dhe ti përvetsojnë këto tema.
  • Gjithë literatura do të jetë në Shqip.
  • Drejtuesit e rretheve nuk do të kenë rrogë. Rrethet e matematikës janë mbi baza vullnetare.
  • Ne do të krijojmë mundësinë që gjithe nxënësit të rregjistrohen disa javë përpara fillimit të leksioneve. Cdo grup do të jetë nga 5 deri në 15 nxënues.  
  • Drejtuesit e rretheve jane përgjegjës për gjetjen e ambjenteve ku do të mbahen leksionet. 
  • Leksionet do të mbahen çdo të Enjte në orën 16:30-19:30.
  • Leksionete pëllumbave dhe shqiponjave do të mbahen në të njëjtën kohë. 
  • Rethet fillojne nga puna javën e dytë të fillimit të vitit shkollor në Shqipëri.